TIRANE- Ndonëse ka pasur një axhendë të ngjeshur për shkak të Asamblesë së PS-së që u mbajt sot, kryeministri Edi Rama ka gjetur pak kohë për të replikuar me ndjekësit e tij në ‘Facebook.
Të shumtë kanë qenë qytetarët që e kanë kritikuar për këto 100 ditë qeverisje. Mes komenteve spikat ai i një qytetari, i cili shkruan se “Vetem gremin po shohim dhe akoma me keq ka për tu bërë me kto taksat qe vetëm i rrit, të paktën do mbahesh mend si kryeministri qe varferove shqiptaret”. Ndërkohë, Rama i është përgjigjur flakë për flakë, duke shtuar se “Cfare taxe te eshte rritur ty Koli apo e ke me te degjuar?”. Sakaq, një tjetër qytetare i kujton kryeministrit faktit që ky i fundit punësoi një vajzë rome si këshilltare në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa shton se djali i saj është i papunë. Rama në këtë rast nuk ka kursyer ironinë.
KOMENTUESJA: A do ketë dhe çuni im atë fat qe pati ajo vajza qe punësoj Kryeministri ??E kapi fshesa e Monikes dhe 34 i vetmuar pa pune aplikon dhe jooo mer…Harold Minarolli Socilog Barazi Gjinore Master…..Inxhinjeri Punim Druri ne Pritje per te Ardhe Babagjyshi
RAMA: Çuni 34 vjeç te mos prese as nga mami as nga Babagyshi po ta kerkoje punen ku te jete!
(ed.me/BalkanWeb)