SHBA – Dhurata më e mirë për vitin 2018, për aktoren Jessica Alba dhe bashkëshortin e saj Cash Warren, është ardhja në jetë e fëmijës së tyre, Hayes.
Aktorja me famë botërore solli në jetë fëmijën e saj të tretë natën e ndërrimit të viteve.

Aktorja publikoi në Instagram foton e djalit duke shkruar se kjo ishte dhurata më e bukur për festa.Një javë pas lindjes së vogëlushit Jessica Alba është fotografuar për herë të parë teksa shëtiste në Beverly Hills së bashku me bashkëshortin e saj Cash.

Teksa mban djalin në krahë, Jessica duket sikur nuk ka lindur para disa ditësh. Në super formë, aktorja ka një trup për t’u pasur zili.
(er.cUu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb