TIRANE– Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku është takuar ditën e sotme me ambasadorin e Austrisë në vendin tonë, Johann Sattler, dhe ambasadorin e Suedisë, Johan Ndisi.

Takimi mbahet në kuadër të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe ndjekjes penale ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme dhe shteteve përkatëse.

Pas marrjes së detyrës, Prokurorja e Përgjithshme ka zhvilluar takime edhe me ambasadorin e SHBA, Donald Lu, ambasadorin gjerman Helmut Hoffmann, dhe ambasadorin italian Alberto Cutillo.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: