Nëna e 31-vjeçarit, që dyshohet se është abuzuar seksualisht nga dy burra në Elbasan, ka treguar më shumë në lidhje me ngjarjen e rëndë në emisionin Me zemër të hapur të moderatores Evis Ahmeti në News24.

Nëna e të riut tha se njerëz të afërt të të dyshuarve i kanë thënë që ta heqë denoncimin. Ajo tregoi se është e divorcuar dhe se babai i të riut ndodhet jashtë Shqipërisë dhe se nuk ka dijeni nëse ai ka marrë vesh diçka për ngjarjen.

Nëna e 31-vjeçarit: Jam e divorcuar e jetoj vetëm. I ati i djalit nuk është në Shqipëri. Kam një djalë tjetër dhe ai nuk jeton këtu në Shqipëri. Më kanë thënë që hiq denoncimin, këtë e ka bërë vajza e të dyshuarit që është në arrest shtëpie.

Këtë fakt e kam thënë edhe në Prokurori. Djali është bërë më agresiv, që kur ngjarja është transmetuar në televizion.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb