Fosili më i vjetër i njeriut jashtë Afrikës u zbulua në shpellën Misliya në Izrael, raporton Anadolu Agency (AA).
Në hulumtimin që e shpalli “Science” theksohet se janë gjetur dhëmbë të vjetër 194.000 vite. Kjo shpie te konstatimi se është fosili për 50.000 vite më i vjetër se ai i gjetur deri tani i njeriut jashtë Afrikës.
Shkencëtarët nga universiteti amerikan dhe izraelit Binghamton dhe atij në Tel Aviv analizojnë fosilet në bazë të skanerit microCT dhe modelit 3D virtual.
(BalkanWeb)