Pas ngjarjes makrabre ku në një fshat të Kuçovës një grup adoleshentësh filmonin teksa njëri prej tyre qëllonte me sëpatë qenin, një tjetër episod i ngjashëm vjen nga Peqini.
JOQ ka publikuar një video ku shihet se si një djalë i ri qëllon me armë në kokë një gomar.
Ambientalisti Sazan Guri e ka dënuar ashpër një veprim të tillë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Guri shkruan se kjo vrasje do ti rëndojë gjatë gjithë jetës atij që qëlloi mbi gomarin.
Postimi i plotë
Po pse ore pse, pse ore tu thafte dora, po c’kusur kemi ne te quhemi komb barbar, po pse ore te hengert mortja, qe matesh me kafshet qe te vetmin gabim qe bejne eshte se te sherbejne ty. Shikoje se sa i qete ishte para se t’i shtije. Si mund ta paguash te miren me krim. E di ti qe e ke te sigurte, ti ose kushdo qe mendon e vepron si ti, ose cmendjen ose vetvriten, se ne momentin qe ti shtive, ai te fotografoi me sy dhe nga frika prodhon nje kimikat adrenaline qe leshon nje rreze duke te lene nje manjetizem mbetes ne mendjen tende, dhe kjo hije manjetike do te te ndjeke nga pas. gjithe jeten do jesh shpirt trazuar ose gjithe jeten do kerkosh gjak te dyte, ndaj kanuni e barazonte gjakun me gjak, si te drejte natyrore, fantastike.
(e.f/BalkanWeb)
