Nuk ka kaluar pa diskutime tryeza e zhvilluar mes kreut të PD, Sali Berisha dhe shoqërisë civile.

Ndërsa ka marrë fjalën e tij, Fatmir Merkoçi u shpreh se gjithmonë ka luftuar për demokracinë, por ka pasur edhe ndërhyrje nga Altin Goxhaj duke sqaruar se të gjithë presin të marrin fjalën dhe për të këtë arsye secili duhet të ketë kohën e tij.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e Merkoçit, duke u shprehur se në parlament duhet të kërkohet caktimi i minimumit jetik.

Gjithashtu pjesë e këtij takimi është edhe ambientalisti Sazan Guri, ndërsa u shpreh se kauza e kreut të PD Sali Berisha nuk është vetëm individuale, por një kauzë për dinjitet që çdo njeri duhet të ndjehet pjesë e kësaj kauze.

Fatmir Merkoçi: Doktor të admiroj për memorien. Arnuam dhe pranuam Kushtetutën e ’98. Nuk keni hapur dosjet dhe nuk keni dënuar krimet e komunizmit. Unë jam njeriu që ka sjellë demokracinë në Shqipëri, jam njeriu që nuk kam kërkuar një post. Ka vite që deklaroj që ky njeri po bën diktaturën e urisë dhe të gjithë heshtin. Kam dalë në protestë edhe vetëm…Të dalin në parlament dhe të kërkohet caktimi i minimumit jetik.

Sazan Guri: Ne jemi krushqit e shoqërisë civile. Ne kemi shumë kauza ku duhet patjetër organizimi politik. Unë vij më një këmbë në këtë tryezë për sa kohë që kam të bëj me një opozitë…Ndonjëherë në ngatërrojmë edhe qëllimin e mbledhjes. Kemi ardhur për një shpresë që duhet ta rrokim. Kemi një model, doktor Berisha na tregoi që secili prej nesh të mësohet të ruajë dinjitetin. Sot kauza e Berishës është kauzë e çdo individi shqiptar, që na duhet të krijojmë se pari profecitë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb