TIRANE – Juristja e njohur Eni Çobani, ka vetëm pak ditë që ka festuar 20-vjetorin e martesës. Ndërmjetësja e çdo konflikti ishte e ftuar në “Rudina” në Tv Klan, rrëfeu edhe sekretet e një raporti të gjatë dhe të lumtur me Avenirin.
78158-640-0-5a709f28ab3fb
Siç rrëfeu Eni, ajo dhe Aveniri janë njohur nga një rreth i përbashkët familjar. Juristja kujton mjaft mirë edhe takimin e tyre të parë: “Unë sapo isha emëruar pedagoge, isha 23-24 vjeç. Ishte një përzgjedhje e përbashkët edhe familjare, që rezultoi e suksesshme”, – tregon Eni duke rrëfyer edhe momentin kur ajo dhe Aveniri u takuan për herë të parë në Fakultetin e Drejtësisë, ku ai, me gjasë, kishte ardhur për t’u interesuar për një shkollë të dytë:

78159-640-0-5a709f28ab6c1

“Ne njiheshim familjarisht, por nga kjo dëshira për të më njohur nga afër, Aveniri vjen të më takojë në universitet, bën djalin që donte të vazhdonte juridikun. Ky ishte ngacmimi i parë, po nga kjo pastaj, Aveniri bëri edhe Drejtësinë. Nisi nga dashuria, por e vazhdoi edhe universitetin e dytë”.

78160-640-0-5a709f28ab948

Më pas çifti u lidh dhe filluan të shijonin dashurinë. Pas shumë pak kohësh, erdhi fejesa dhe dy vjet më vonë edhe martesa. “Po, natyrisht që jemi puthur”, – thotë Eni me të qeshur duke kujtuar edhe atë si një moment magjik të dashurisë, e cila ishte konsoliduar: “Në ato vite ishte mali i Dajtit destinacioni i dashurisë së të rinjve.

78164-640-0-5a709f28ac43d

Ne kemi një pemë tonën në Dajt, atje edhe jemi puthur. Është edhe sot e kësaj dite dhe personifikon dashurinë tonë. Sa herë që shkojmë edhe me djalin, e kujtojmë me nostalgji si një prej momenteve tona të bukura.”- tregon Eni Çobani. Gjatë emisionit janë bërë publike edhe disa foto të çiftit në ditën e dasmës.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: