Atentati i dy ditëve më parë në Tiranë, ku Dëfrim Kasmi u qëllua për vdekje nga dy persona me motor që i bënë pritë sapo doli nga banesa, ngjason me ekzekutizimin e Franc Konomit rreth 7 vite më parë.

Më 8 korrik të 2010-s, Konomi u vra tri ditë pasi ishte kthyer nga Gjermania nga 2 persona me motor që i prenë rrugën teksa hipte në makinën e tij.

Ngjarja ndodhi në mes të ditës në një zonë shumë të populluar si sheshi “Avni Rustemi” tek Pazari i Ri. Pasi doli nga një lokal, Franc Konomi, hipi mbi automjetin e tij Mercedes dhe bëhej gati për t’u nisur.

Por rruga e tij u pre nga 2 persona me skafandër që qëllan drejt Konomit  të hipur mbi një motor. Agresorët iu afruan xhamit të makinës së Konomit dhe i qëlluan edhe 3 herë të tjera nga afër duke zbrazur totalisht karikatorin e pistoletës.

Një skenë e ngjashme ndodhi edhe me Dëfrim Kasmin që u qëllua mbrëmjen e djeshme me pesë plumba me të dalë nga banesa e tij. Katër prej plumbave e kanë prekur në trup dhe i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa autorët e maskuar me skafandra u larguan me shpejtësi me një motor.

 (e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb