Në 2016 Azdren LLullaku u largua nga Rumania për të luajtur në Kazakistan me skuadrën e Astana-s që i ofroi lojtarit një pagë shumë të kënaqshme. Por kjo aventurë dështoi shumë shpejt dhe futbollisti i Kombëtares klaoi në huazim te Tobol, një tjetër skuadër kazake.

Skuadër e re dhe në fund e njëjta histori. Aventura e 29-vjeçarit te Tobol nuk zgjati më shumë se gjysmë sezoni, pasi Azdreni rreth një muaj më parë njoftoi se aventurës së tij në Kazakistan i erdhi fundi.

Çuditërisht, pak ditë më parë, sulmuesi u shfaq në Antalya duke u stërvitur me ekipin e Ordabasy, një tjetër skuadër kazake. E treta e vërteta do të thonin disa, dhe duket se kështu është.

Llullaku në testin miqësor të zhvilluar dje e ka nisur shumë mirë aventurën e re.

Në kuadër të fazës përgatitore që po zhvillon në Antalya, Ordabasy kreu një test miqësor kundër ekipit çek të Sllovaçkos. Llullaku i cili e nisi si titullar debutoi me gol që në minutën e 6-t, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Ai luajti 55 minuta në këtë test dhe më pas u zëvendësua nga trajneri.

Një nisje e mirë kjo për futbollistin kuqezi, i cili shpreson të ngjitet në nivelin e tij të mëparshëm me Ordabasin, ku kaloi vetëm pak ditë më parë. Ky është një lajm i mirë edhe për trajnerin Christian Panucci.

Friendly goal ⚽️

A post shared by Azdren Llullaku (@llullakuazdren) on


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb