Laçi ka arritur të sigurojë gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë pasi ka mundur me rezultatin e përgjithshëm 4-0 ekipin e Luftëtarit.
Kurbinasit thuajse e kishin siguruar që në ndeshjen e parë kualifikimin pasi i mundën gjirokastritët 3-0 në shtëpi. Pavarësisht kësaj skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani ka arritur të fitojë me shifrat 0-1 edhe takimin e dytë të zhvilluar sot në Gjirokastër.
Ndeshja u vulos në minutën e 50-t kur pas një asisti të Lushkjës sulmuesi Rexhinaldo nuk gaboi duke dërguar topin në rrjetë.
Laçi së bashku më Kukësin bëhen kështu dy skuadrat e para që presin një biletë për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
(e.k/BalkanWeb)