Luiza Gega vazhdon ta ngrejë lart emrin e Shqipërisë në Atletikë. Atletja kuqezi u rendit e treta në garën e “World Challenge” të Pekinit. 28-vjeçarja garoi në 1500 metra vetëm 5 ditë, pasi shkëlqeu në Doha, ku theu dhe rekordin kombëtar me 4 minuta, 02 sekonda e 63 të qindtat, duke arritur një tjetër rezultat të jashtëzakonshëm, që edhe pse nuk ishte një rekord i ri kombëtar, gjithsesi e pozicionoi atë në vendin e tretë në përfundim të garimit, duke e ngjitur edhe në pod, në një kompeticion shumë prestigjioz si ai i “World Challenge”, ku marrin pjesë më të mirët e botës.

Gega regjistroi kohën 4 minuta, 4 sekonda e 20 të qindtat, ndërsa gara u fitua nga ukrainasja Mishenko, ndërsa në vendin e dytë u pozicionua marokenia Arafi. Pas Gegës u klasifikuan atlete me famë ndërkombëtare në këtë disiplinë si marokenia Akaoui, medalje e artë në Lojërat Mesdhetare të Mersinit, apo holandezja Moren Koster, fituese e medaljes së bronztë në Europianin e Pragës.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: