TIRANË-Ish presidenti Alfred Moisiu ka komentuar ngjarjet në Kumanovë. Moisiu shprehet se Kumanovën e ka parë nga këndvështrimi ushtarak.
“Ishte një operacion ushtarak, jo policor. Kishte autoblinda dhe helikopterë luftarakë. Në vendngjarje kishte trupa speciale. Ishte një betejë e vërtetë në mes të qytetit. Lagjia e ‘Trimave” mu duk si në vitin 1945. Nga Shkupi s’ka ende transparencë kurse BE u tregua e ngurtë”- u shpreh Moisiu.
(a.n/BalkanWeb)