Huawei po përgatitet të hedhë në treg një model të ri të quajtur P20. Imazhet e telefonit janë shfaqur në faqen e interntit të rregullatorit të telekomunikacionit të Kinës TENAA.

Raportet e para flasin se bëhet fjalë për një model më tre lente, me formë të ngjashme si iPhone X. Në pjesën e përparme ka një konfigurim të dyfishtë me lente për selfie.

Huawei P20 do të vije në tri versione të ndryshme që do të jenë me ndryshime të vogla, P20, P20 Lite dhe P20 Plus. Modelet do të zbulohen me 27 mars në një ngjarje në Paris.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: