BRAZIL- Policia braziliane ka njoftuar se ka kapur 1.3 tonë kokainë të pastër mbrëmjen e së enjtes. Lënda narkotike u gjet e fshehur në fund të dy kontenierëve në portin e Rio de Janeiros. Nuk dihet ende origjina dhe destinacioni i ngarkesës, por mediat vendase raportojnë se kontenierët që transportonin ngarkesën e kokainës të vendosur në 48 çanta mbërritën Rio të mërkurën, 28 shkurt 2018.

Agjentët përdorën pajisje me rreze X dhe qentë antidrogë për të verifikuar nëse ka armë zjarri, municione apo drogë në dërgesat që ishin tranzit në port. Pas konfiskimit, hetimet kryhen nga Zyra e Kontrollit të Narkotikëve të Policisë Federale.

Sipas policisë braziliane, kjo ishte një nga konfiskimet më të mëdha të kokainës në historinë e Rio de Janeiro dhe është “kokainë e pastër” që  mbërrin në qytet.

“Droga ishte paketuar në pako dhe në qese të mbushura me vakum. Ne besojmë se është konfiskimi më i madh i kokainës në historinë e Rio de Janeiro dhe një nga më të mëdhatë në Brazil”, tha inspektori i policisë, Fabricio Oliveira.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb