“Do të lindë këtu, në restorantin “L’orologio” dhe do të jetë përgjithmonë një skuadër me shumë talent. Kjo natë e mrekullueshme do i japë ngjyrat stemës sonë: e zeza dhe bluja në sfondin e artë të yjeve. Do të quhet Internazionale sepse ne jemi vëllezër të botës.”

Deklaratë e lëshuar nga një grusht njerëzish në 9 mars të vitit 1908, sot fiks 110 vite më pas. Nga ajo ide, fryt i vizionit të së ardhmes lindi një histori e veçantë. Një histori dashurie, pasioni, gëzimi dhe dhembjeje. Triumfe, rënie, ringritje…

Dashurinë për ngjyrat zikaltër askush nuk i shpreh më mirë se ultrasit “Curva Nord”, të cilët mbrëmë janë grumbulluar në qendrën e Milanos, në sheshin e quajtur ‘Piazza Duomo’, përballë kishës legjendare milaneze dhe ‘Madoninnës’ që shkëlqen, ata kanë kënduar për Interin koret e tyre deri ne orët e para të mëngjesit.

Gjithçka filloi në orën kur akrepat e orës shënuan 00:00 dhe Interi zyrtarisht mbushi 110 vite ekzistence.

Nuk kane munguar koret më të famshme si “Milano siamo noi” apo “Chi noi siamo”.

Për më shumë, mund të ndiqni videon më poshtë:

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: