NGA AURORA GOLEMI

TIRANE- Të premten që shkoi gjatë emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” u njohëm me Vorianin, ose Dorianin, djalin që mbeti jetim, pasi humbi babain në moshën 13-vjeçare, e më pas nënë, kur ishte vetëm 17 vjeç.

Dhimbja ishte e madhe për të, dhe kjo gjendje e vështirë po e zhyste në terrin e depresionit, e kjo për faktin se jeta nuk ishte treguar aspak bujare më të.

Por pasi “Shqiptarët për Shqiptarët” në “News24” solli historinë e Vorianit , atij ju ofrua një punë direkt tek kompania “Green Life” me qendër në Shkozë të Tiranës.

Ndërkaq gjatë kësaj jave, atij i është ofruar dhe trajtimi i specializuar psikoteraupetik.

“Shqiptarët për shqiptarët” shoqëroi Vorianin në ditën e tij të parë të punës në Tiranë. Ai është pritur personalisht nga drejtuesi i kompanisë, i cili i ka uruar mirëseardhjen dhe më pas ka nënshkruar më të kontratën e punës.

“Unë do bëj të pamundurën dhe do përmbush me sukses çdo detyrë që do të më jepni”, tha Voriani, i cili pas kësaj u prezantua me kolektivin e punës.

Sfida të shumta e presin djaloshin, i cili tashmë nuk është më vetëm.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb