Atletico Madrid nuk është kursyer as në ndeshjen e kthimit të “Europa League” kundër Lokomotiv Moscow.
Duke parë se në sfidën parë spanjolët fituan me shifrat 3-0 në ‘Ëanda Metropolitano’, sot pritej që të administronin rezultatin, por në Rusi të besuarit e Simeone-s kanë fituar thellë 1-5, duke poshtëruar për herë të dytë moskovitët.
Më shifrat e përgjitjhshme 8-1, madrilenët e ‘vegjël’ bëhen skuadra e parë që merr një biletë në fazën çerekfinale të “Europa League”.
Golat për ‘colchoneros’ i realizuan Correa, Saul, Torres dy herë dhe Griezman.
(e.k/BalkanWeb)