Kam edhe dy vje në kontratë dhe duhet ta tregoj se e meritoj Interin, deklaroi trajneti i zikaltërve, Luciano Spalletti.

”Shpeshherë objektivat e mëdha të blerjes së lojtarëve janë ‘vendosur’ nga media, çka shqetëson lojtarët”, shton Spalletti në prag të ndeshjes kundër Sampdorias.

”Ndoshta nuk kam qenë në lartësinë për të kuptuar sesi shpeshsherë kemi qenë perfektë, si në ndeshjet kundër Napolit, Juventusit dhe Romës, ndërkohë që në ndeshje të tjera kemi qenë nën maksimumin tonë”, thekson Spelletti në një autokritikë për veten.

”Jo gjithmonë tregojmë më të mirën tonë, çka do të thotë se puna ime duhet të jetë më e mirë”, shton ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: