Kim Kardashian mund të njihet si Mbretëresha e Selfie-t, megjithatë kurora i takon Dwayne Johnson, apo siç njihet me emrin artistik “The Rock”.
Gjatë premierës së filmit San Andreas, The Rock shkrepi 105 selfie në më pak se tre minuta. Kjo i mjaftoi atij që të hynte në Librin e Rekordeve Guinness.
Aktori në fakt shkrepi më shumë se 105 foto, megjithatë disa u hoqën pasi nuk ishin shumë të qarta ose nuk dukej mirë fytyra e tij.
(d.d/BalkanWeb)