Aktori i Hollywoodit, Dwayne Johnson ka reaguar në lidhje me ngjarjen që tronditi Hollyëood-in ku aktori Alec Baldëin qëlloi aksidentalisht dhe vrau një kinematografe në një film në Neë Mexico muajin e kaluar. Ai tha për Reuters  se nuk do të përdorte më armë të vërteta në filmat e tij.

Johnson, i cili ishte jashtë Los Angelesit për të ndjekur premierën botërore të filmit të tij të ri “Red Notice”, me kolegët Ryan Reynolds dhe Gal Gadot, tha se kompania e tij e prodhimit të filmave, Seven Bucks Productions, “nuk do të përdorte më armë të vërteta në xhirime”.

“Kjo ishte një ngjarje e tmerrshme që ndodhi. Unë e njoh Alec Baldëin për shumë e shumë vite. Ai është një shoku im dhe zemra ime është me familjet e të gjithë atyre që ishin të përfshirë.Unë nuk mund të flas për kompani të tjera produksioni, nuk mund të flas për studio të tjera, por ajo që mund t’ju them është se kjo ka krijuar një lente të re dhe një perspektivë të re se si mund të veprojmë duke ecur përpara”, tha Johnson për Reuters.

Ylli i “Fast & Furious” tha që tani e tutje kompania e tij e prodhimit do të përdorte armë të vërteta dhe se ata “do të kujdeseshin për këtë detaj në post-produksion dhe ne nuk do të shqetësohemi për dollarët”.

Të shtënat që shkaktuan vdekjen aksidentale në xhirimet e “Rust” kanë rindezur shqetësimin për përdorimin e armëve skenike dhe sigurinë në shesh-xhirimet e filmave. Baldëin konteston pretendimet se xhirimet e “Rust” ishin të pasigurta dhe kaotike.

 

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb