TIRANË- Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka reaguar pas shifrave të INSTAT për rritjen ekonomike. Sipas Ahmetaj rritja ekonomike në vitin që lamë pas është më e larta në gati një dekadë. Ai thotë se kjo rritje tejkaloi parashikimet e shumë institucioneve ndërkombëtare.
“Rritja ekonomike në vitin 2017, më e larta në gati një dekadë! Megjithëse kishim një vit të vështirë energjetik në gjysmën e dytë të tij, rritja ekonomike përmbushi tërësisht pritshmëritë tona prej 3.84%, duke tejkaluar madje parashikimet e shumë institucioneve ndërkombëtare.
Konsumi final i popullatës vijon trendin e vet pozitiv, duke u rritur edhe në tremujorin e fundit të vitit me 3.14%.
Jemi në rrugën e duhur të konsolidimit dhe përshpejtimit të rritjes ekonomike, por patjetër mbetet ende shumë për të bërë, për ta bërë atë të prekshme për çdo familje shqiptare”, deklaron Ahmetaj.
(m.k/BalkanWeb)