TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për revoltë të përgjithshme popullore, pas vendimit të Gjykatës së Kukësit për protestuesit, 11 prej të cilëve u lanë në burg.
Berisha thotë se ky është një vendim politik hakmarrës dhe i bazuar në falsifikime.

“Vendim politik hakmarrës dhe antikushtetues! Farsa gjyqësore politike më e turpshme, që nga kohërat më të zeza në diktaturë. Vendimi i turpshëm i bazuar kryekëput në falsifikime kriminale të dosjeve e procesverbaleve dhe pa asnjë provë e asnjë fakt dhënë me urdhër të kryegjykatësit, kryetrafikantit Edvin Kristaq Rama dhe që e lexoi në sallën e gjyqit përfaqësuesja e tij.
Ky vendim që lë në burg dhe arrest shtëpie shumicën e protestuesve të pafajshëm, është një thirrje për çdo shqiptar të përmbysim sa më parë këtë klikë të urryer nga mbarë shqiptarët! Tani radhën e ka revolta e përgjithshme popullore!”, shkruan Berisha.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: