SIRI- Militantët e Shtetit Islamik kanë vrarë sot 16 ushtarë irakianë gjatë një sulmi në një pikë kufitare me Sirinë.
Lajmin për personat e vrarë e ka bërë me dije udhëheqësi i Këshillit provincial, Faleh al-Issawi.
Ai ka bërë me dije se katër ushtarë të tjerë janë plagosur në pikën kufitare Al-Waleed.
Të plagosurit sipas tij, janë tërhequr nga pika kufitare për trajtim në Siri.
(ma.ar/BalkanWeb)