TIRANE– Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 risjell historinë e familjes Krasniqi në Grashticën e Epërme të Kosovës. Tahir Krasniqi, babai i moshuar i katër djemve jetonte në skamje ekstreme me familjen e tij. Mjerimi në banesën e tyre ishte ulur këmbëkryq.
Ata ngryseshin e gdhiheshin në një banesë të vjetër e të rrënuar, ndërsa mosha e thyer ua shtonte më tej dhimbjen. Shpresat për një ditë të bardhë ishin të largëta për ta.
“Një shtëpi për fëmijët kërkoj, kjo është dëshira ime pastaj le të vdes”, tha Tahiri gjatë intervistës.
https://www.youtube.com/watch?v=tHDh4uof-Fw
Pasi historia u publikua në emision një telefonatë e papritur erdhi në studio. Biznesmeni Abdurrahim Hasani telefonoi dhe premtoi që do ndërtojë shtëpinë e familjes Krasniqi dhe madje do të punësonte edhe dy djemtë. Puna për ndërtimin e shtëpisë së re ka nisur në Grashticën e Epërme të Kosovës.
“Kërkojmë që Elvis Naçi të jetë prezent kur ta inaugurojmë shtëpinë e re” thotë biznesmeni nga Kosova.


(d.d/BalkanWeb)
