Në raundin e 1/16-ave të Botërorit, Holanda do të përballet me Marokun. Trajneri Jul Ahmati, në Botërori Amerikan, e konsideroi Marokun si një rival të sikletshëm për holandezët.
“Janë rivali që nuk do donin ta kishin. Mendoj që një ekip që ka objektiva të mëdha, patjetër që do përballet me skuadrat e forta. Duhet të kalojë Marokun.
Përqëndrimin e ka, dhe forcën, por Maroku është ekip i fortë. Maroku i ka dëmtuar të gjithë në këto vitet e fundit dhe kështu, duhet të bëjë kujdes”.
