TIRANE– Kandidatët e PD për Këshillin Bashkiak të Tiranës vijojnë akuzat ndaj Erion Veliajt, kandidati i ASHE-së për Bashkinë e kryeqytetit. Akil Kraja tha sot se Veliaj ka mashtruar familjet e varfëra për tarifën e reduktuar të energjisë elektrike.

“Le të shohim punën dhe jo fjalët. Erion Veliaj, si papagall i Ramës, po përsërit premtimet e pambajtura të dy viteve më parë, dhe tani me ambalazh të ri për Tiranën. Në 2013 i premtoi qytetarëve: “Energji elektrike me tarifë të reduktuar për familjet e varfra në nevojë dhe familjet me të ardhura të pakta.” Edhe ky premtim doli veç fjalë boshe dhe mashtrim. Pse nuk është reduktuar tarifa e energjisë elektrike për familjet e varfra dhe me të ardhura të pakta? Pse nuk mbahet premtimi që rezultoi fjalë boshe dhe mashtrim? Veliaj ishte Ministri përgjegjës për t’u siguruar që të mbahej ky premtim, si edhe dhjetëra premtime të tjera që po ia përmendim çdo ditë qysh prej 4 javësh dhe ia publikojmë në ëebsite. Kishte plot 40% të buxhetit të shtetit për këto premtime por që rezultuan vetëm fjalë dhe mashtrime”,-tha Kraja.

Sipas tij, “Sot familjet e varfra në nevoje dhe ato me të ardhura të pakta, ndihen të mashtruar nga papagalli i Edi Ramës që vetëm flet, por nuk realizon asnjë punë. Papunësia po i shtyn njerëzit në veprime ekstreme si në eksode masive që i kishim harruar. Erioni ka veç fjalë por nuk punon për hallet e njerëzve. Papagalli i Ramës prape premton sot veç për të marrë pushtet dhe nuk e ka problem t’i mashtrojë sërish qytetarët sapo ta ketë pushtetin. Ka 3 javë që çdo ditë po i kujtojmë Erionit nga një tjetër premtim të thyer dhe nga një tjetër mashtrim. Votuesit meritojnë më shumë se fjalët që janë e vetmja gjë që mund të ofrojë Erioni”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: