Ferguson është ende në gjendje jo të mirë shëndetësore, madje në gjendje kritike për jetën. Pas operacionit të kryer në tru për shkak të hemorragjisë cerebrale, ai është në mbikëqyrjen e mjekëve dhe të gjithë shpresojnë për rikuperimin e tij.
Mediat britanike konfirmojnë se situata nuk është e mirë. “The Sun” raporton se familjarët janë të shqetësuar dhe kërkojnë ruajtjen në maksimum të privatësisë. Ferguson u largua nga Mançester në 2013, pas plot 26 vitesh, ku fitoi gjithçka të mundshme. Ai pati probleme shëndetësore mbrëmjen e 5 majit dhe u transferua në spital me ambulancë.