Në Angli po bëjnë shumë zhurmë deklaratat e Sir Alex Ferguson në lidhje me lojtarin e momentit te Man.United, Marcos Rashford. Sulmuesi është kthyer në protagonistin kryesor ku vetëm në 10 ndeshjet e fundit në Premier League ka shënuar 10 gola, shënoi në finalen e Carabao Cup, i shënoi edhe Barcelonës në Europa League, por këto shifra nuk bindin plotësisht menaxherin e përjetshëm të “djajve të kuq”:
Nuk besoj se Rashford është një sulmues. Ai luan në krahun e majtë dhe është fantastik, është i zoti në finalizim, godet edhe shumë mirë tokazi. Është në formë shumë të mirë, por me siguri na duhet një tjetër sulmues”, u shpreh Ferguson për Sky Sport.

Kaq ka mjaftuar që mediat britanike të flasin edhe një herë për interesimin e Man.United ndaj Victor Osimhen. Sulmuesi i Napolit është lakuar shumë këtë periudhë për një transferim të mundshëm në Premier League, e sigurt që pas deklaratave të Ferguson, drejtuesit e United janë të gatshëm të hapin thesin për të bindur Napolit të lë të lirë “bomberin” nigerian.
(BalkanWeb)