Ralf Ragnick është trajneri më i dobët që ka patur ndonjëherë Manchester United, pas epokës së Fergusonit. Diçka të tillë e thonë shifrat, të cilat rrallë herë genjejnë, ose fare….

Me teknikun gjerman, ekipi ka marrë vetëm 9 fitore në 22 ndeshje. E thënë në përqindje, vetëm 40.9% të sfidave ia ka dalë të triumfojë.

Sa i përket statistikave të trajnerëve të tjerë që ka qenë pjesë e “Djajve të Kuq”, kemi Moyes (52.94%), Van Gaal (52.43%), Giggs (50%), Mourinho (58.33%), Solskjaer (54.17%) dhe Carrick (66.67%).Manchester United renditet në vendin e shtatë me 51 pikë.

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb