TIRANE– Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarber Malltezi ka zbuluar një e-mail që është dërguar nga deputeti i PS, Sadri Abazi.
Këtë e-email, Abazi ja dërgon një Drejtoreshe të Arsimit dhe i thotë që të ndihmojë një gazetar, pasi është i tyre.
E-maili është dërguar një vit më parë, ku deputeti i PS kërkon që të ndihmojë një gazetar për një vend pune në shtet.
Ndërsa Malltezi i cili ka zbuluar këtë e-mail shkruan: ‘Pis muhabet nga pisanjose dhe hajdute. Edhe anti-vlerat e shoqërisë tregojnë falsitetin e portaleve te mazllumit’.
(BalkanWeb)