TIRANE – Shqipëria u përfaqësua denjësisht në Eurovizion me këngëtarin Eugent Bushpepa. Kënga e tij “Mall” u rendit e 11-ta me 184 vota. Pas kthimit të tij në Shqipëri Eugent Bushpepa mbrëmjen e djeshme ka reaguar për herë të parë përmes një postimi në Facebook.
Ai shkruan se nuk gjen fjalë për të përshkruar ndjesitë që ka e për komentet dhe mbështetjen e madhe që ka marrë nga të gjithë shqiptarët.
“Nuk gjej fjalë që të përshkruaj ndjesinë që kam, për dashurinë, përkrahjen dhe komentet e ngrohta që më keni dhënë! Shumë faleminderit Shqipëri! Shumë faleminderit Europe!”- ka shkruar Bushpepa në profiling e tij në Facebook.
(BalkanWeb)