Ajo që u përfol pak orë më parë tani është zyrtare. Carlo Ancelotti, trajneri i cili u shkarkuar në tetor nga Bayern, i ka dhënë fund periudhës pushim pasi ka firmosur për nënkampionët e Italisë, Napolin.
Ancelotti ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare, me opsionin për një vit të tretë, nga e cila do të përfitojë 6.5 milionë euro për sezon.
(BalkanWeb)