TIRANE– Këshilli i Ministrave ka miratuar dëmsh përblimin financiar për 407 ish-të dënuarit politikë dhe për familjarët e të dënuarve me dënim kapital apo ekzekutim pa gjyq, për motive politike. Vendimi u hartua nga Ministria e Drejtësisë, pasi kërkesat e tyre kishin përmbushur të gjitha kriteret ligjore, ndërkohë që “Gazeta Shqiptare” publikon sot të plotë emrat e përfituesve si dhe shumën e parave që do të përfitojnë.

Në listën e ishtë dënuarve politikë bëjnë pjesë 170 vetë, ndërkohë që vlera totale e dëmshpërblimit për ta kap shifrën e 424,322,744 lekë. Ndërkohë që në listën e të dënuarve me dënim kapital apo të ekzekutuarve pa gjyq për motive politike bëjnë pjesë 237 vetë, me vlerën 1,159,804,290 lekë. Në total, fondi i përllogaritur për 407 të dënuar politikë është 1,584,127,034 lekë.

Sipas vendimit të qeverisë, masa e dëmshpërblimit për secilin prej fituesve do të bëhet me këste, ndërkohë që pagesat do të kryhen nga Ministria e Financave nëpër llogaritë e tyre personale, të hapura në bankat e nivelit të dytë.

Deri më tani, Ministria e Drejtësisë ka hartuar 24 vendime të Këshillit të Ministrave dhe shtatë vendime ndryshuese, nëpërmjet të cilave janë përcaktuar dhe shpërndarë masat financiare të dëmshpërblimit, për një pjesë të ish-të dënuarve politikë, si dhe për familjarët e të dënuarve me dënim kapital (të pushkatuar apo të ekzekutuar pa gjyq për motive politike), kërkesat e të cilëve kishin përmbushur kriteret ligjore.

Lista e plotë u publikua në numrin e sotëm në Gazeta Shqiptare

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb