ANGLI-Zbavitet duke parë paradën, duke u nxjerrë gjuhën ushtarëve dhe duke duartrokitur në krahët e dados së tij.
Më pas së bashku me familjen mbretërore, ka përshëndetur njerëzit në ceremoninë në nder të stërgjyshes Elisabetta.
Princi George ka marrë vëmendjen e fotografëve në ecjen tradicionale ‘Trooping the colour’, sfilita e ushtarëve të Commonwealth dhe të ushtrisë britanike për ditëlindjen e mbretëreshës së Anglisë.
Ne ceremoni ka qenë edhe dalja e parë zyrtare për Kate Middleton, pas lindjes së vajzës Charlotte.
Dukesha e Cambridge është shfaqur e qeshur si gjithmonë dhe në formë të shkëlqyer vetëm 6 javë pas lindjes. (da.xha/BalkanWeb)
