Paul Pogba njihet si një nga ata futbollistë të cilët nuk duan t’i lënë asgjë rastësisë kur vjen punë për pamjen e tyre në momentin që zbresin në fushë. Për këtë arsye francezi urdhëroi berberin e tij nga Londra, Ahmed Alsanawi, të udhëtonte në Rusi për një qëndrim 24 orësh.
26-vjeçari i cili ka një dyqan të vogël në Chessington, Surrey, mbërriti të mërkurën në qendrën stërvitore të Francës në Moskë, ku jo vetëm qethi Pogba-n, por edhe 12 futbollistët të tjerë të “gjelave”.
Në këtë listë bëjnë pjesë Umtiti, Kante, Dembele e Kylian Mbappe.
Ansanawi pasi mbërriti në Londër i tha “Sun Sport”: “Unë kam klientë Paul Pogba dhe Benjamin Mendy, por lojtarët e tjetër të Francës më njohin nëpërmjet instagramit ndaj kur e dëgjuan se unë do shkoja në Moskë donin të provonin një model nga unë.”
(e.k/BalkanWeb)