SHKUP- Pas marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë është arritur marrëveshje dinjitoze edhe me Greqinë, me çka është mbyllur edhe çështja e fundit që pengonte rrugën e Maqedonisë në aspiratat euroatlantike, theksoi sot kryeministri Zoran Zaev në takimin me delegacionin e Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për dialog postmonitorues me Republikën e Maqedonisë, të udhëhequr nga bashkëraportuesit Liza Kristoferesn dhe Valeriu Gileçi.
“Qytetarët do të shprehin fjalën e fundit në referendumin për marrëveshjen me Greqinë, por ne duhet të mbështesim zhvillimin e Maqedonisë dhe të vazhdojmë të ecim përpara”, theksoi kryeministri maqedonas.
Sipas tij, marrja e datës për fillimin e negociatave me BE-në do të jetë një motiv më shumë në qasjen energjike reformuese të qeverisë, e cila në këtë proces i përfshin aktivisht të gjithë faktorët tjerë shoqërorë dhe politikë.
“Në këtë takim është biseduar për reformat në sistemin gjyqësor, respektimin e ligjeve, demokracisë dhe të drejtat e njeriut, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, si dhe për pjekurinë e të gjithë subjekteve politike në vend në interes të perspektivës së mëtejshme dhe stabilitetit të Maqedonisë”, sipas kabinetit të kryeministrit.
(BalkanWeb)