Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka deklaruar se nuk ka ndërmend të kthehet në politikë, megjithatë ka shtuar se është i gatshëm të ndihmojë sa herë që i kërkohet një gjë e tillë.

“Nuk e kam ndërmend të kthehem në politikë. Për shkak të fondacionit ‘Zaev’ dhe aktiviteteve të mia shoqërore nuk e kam ndër mend të kandidoj as për president. Kam qenë 20 vite në politikë. Megjithatë kam i gatshëm të ndihmoj qeverinë aktuale dhe çdo qeveri tjetër që do të vijë, nëse më kërkon ndihmë”, tha Zaev.

Zaev foli edhe në lidhje me situatën energjitike dhe problemin me të cilën po përballet rajoni e jo vetë.

“Po të isha kryeministër tani do të bëja edhe më shumë investime në energji që të ketë më shumë prodhim. Kur varesh nga të tjerët, sado miqësore të jenë vendet, gjithsesi varesh prej tyre. Unë ndoshta mund të kisha bërë më shumë si kryeministër, duhet të mësojmë prej saj dhe të investojmë në energji”, tha Zaev.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb