RUSI – Humbja e Argjentinës 3-0 me Kroacinë mbrëmjen e së enjtes ka mërzitur shumë tifozët e saj në të gjithë botën. Të gjithë u mërzitën, qan, u acaruan por ajo që bëri një tifoz në Indi ishte me të vërtetë e dhimbshme. Alex Dinu nga India kreu vetëvrasje pas humbjes së Argjentinës.
Trupi i pajetë i 30-vjeçarit u gjet në lumin Meenachil mëngjesin e ditës së diel. Ai ishte zhdukur pas përfundimit të ndeshjes Argjentinë- Kroacië dhe kishte lënë një letër dedikuar idhullit të tij, Leo Messi.
“Nuk më mbetët më asgjë për të parë në botë. Do të largohem. Askush nuk nuk duhet të jetë përgjegjës për vdekjen time” – shkruante 30-vjeçari. Lajmi është bëri i ditur nga e përditshmja indiane” The Times of India” duke cituar burime të policisë.
Alex nuk ka luajtur futboll, por i ka ndjekur ndeshjet e ligave të mëdha dhe ka ishte një tifoz i çmedur i Messit. Ai punonte si llogaritar në një firmë private dhe u kishte thënë kolegëve para ndeshjes se Argjentina do të fitonte dhe se heroi i tij do të shënonte.
(er.cu/BalkanWeb)