Deputeti i AAK-së Muharrem Nitaj, ka kritikuar shqiptarët që po ofrojnë para nga xhepat e tyre për të paguar gjobat nga FIFA ndaj futbollistëve shqiptarë Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, që festuan pas dy golave që bën për Zvicrën kundër Serbisë.

Pavarësisht kërkesës së Serbisë që dy futbollistët të dënoheshin, FIFA i dënoi ata me gjobë 10.000 franga gjobë dy futbollistët për “sjellje josportive”, pasi festuan me gjestin me dorë të shqiponjës.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Nitaj vlerësoi se dënimi i FIFA-s ndaj futbollistëve është i rëndë, pavarësisht se bëhet fjalë për gjobë.

“Vec dy fjale për dënimin e Xhakes e Shaqirit. Mos u ofroni pare se u bete hore, sepse dënimi nuk është çështje e 10-15 mije frankave! Dënimi është shume me i rende se kaq. Jane dënuar dy futbollistë per shkak te shpërfaqjes se flamurit te tyre!”, është shprehur ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: