Juventusi nuk ka të ngopur në këtë merkato… Nëse media madrilene duket e dorëzuar për Kristiano Ronaldon, ajo katalanase lëshon bombën e radhës:

“Bardhezinjtë do të depozitojnë në federatë 40 milionë euro, shuma e prishjes së klauzolës së mesfushorit brazilian, Paulinjo, në mënyrë që t’i hapin dritën jeshile vetes dhe për të nisur kontaktet me futbollistin që po bën një Botëror si protagonist, në ‘Rusi 2018′”.

pauli
Kjo ndoshta kjo është kundërpërgjigjja e Juves, duke parë këmbënguljen që Barcelona po bën kundrejt Miralem Pjaniçit, futbollist që te “Zonja e Vjetër” nuk duan ta humbin në asnjë mënyrë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb