Alex Sandro do të largohet nga Juventusi në qershor, pas një kohe të gjatë me bardhezinjtë dhe mbi 200 paraqitje me fanellën e ekipit nga Torino. Lojtari brazilian nuk do të rinovojë, ndaj në verë do të jetë gati për një aventurë të re. Hipoteza kryesore për të ardhmen e mbrojtësit duket se është ajo e rikthimit në Brazil për të përfunduar karrierën në vendlindje, me Corinthias në “pole position” për të siguruar firmën e tij.

Në fakt, Relevo flet për një interesim nga Atletico Madrid, i gatshëm t’i japë lojtarit të Juventusit një shans për të luajtur sërish në Champions League. Alex Sandro mund të jetë alternativa  e duhur e Simeones në krahun e majtë, duke i shtuar përvojën një skuadre që tashmë është kualifikuar në çerekfinale të Champions League dhe është afër konfirmimit në kompeticionin më të rëndësishëm kontinental falë vendit të katërt në kampionat.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: