TIRANE- Pasi kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla publikoi një video ku dukej momenti kur deputetët e LSI-së ndërrojnë kartën e Bitrit me të Tavos, vjen edhe reagimi i menjëhershëm i deputetit Panariti.

Ish-minsitri i LSI-së e fton Ballën të publikojë të plotë videon, pasi pretendon se Bitri e ka larguar kartën e Tavos dhe ka përdorur më pas kartën e tij.

STATUSI
Ftoj zotin Balla, te publikoje te plote videosekuencat e seances dhe veçanërisht momentin kur zoti Bitri, vjen ne seance edhe ulet ne postin e tij. Aty do te shihni qarte se si zoti Bitri, pasi ulet ne karrige, e largon karten e deputetit Tavo dhe perdor karten e tij. Vendosja e kartes se zotit Tavo ne postin e z. Bitri, ishte propozim per zevendesimin e tij ne formatin e grupit, pas largimit te tij nga LSI. Kjo është e verteta.
Capture
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: