Te skuadra e Manchester City-t, skuadrës që mori një fitore të rëndësishme në javën e parë të “Premier League” kundër Arsenal, po mbajnë frymën për futbollistin Kevin De Bruyne.
Tifo grupi i respektuar City-t, “Watch”, ka zbuluar se belgu ka pësuar një dëmtim serioz në ligamentin e gjurit dhe mund të mungojë në skuadër për disa muaj.
Te ‘qytetarët’ mbizotëron frika se mesfushori mund të ketë pësuar të njëjtin dëmtim të 2 viteve më parë kur u largua me barelë nga fusha dhe mungoi për 2 muaj.
Kjo është një goditje e rëndë për Pep Guardiola-n i cili do të vuajë në mesfushë pa një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.
(BalkanWeb)