Kompania Amerikane e telekomunikacionit tha se në bashkëpunim me LG Electronics do të lançojnë telefonin e parë 5G në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.
Sprint është operatori i katërt më i madh në SHBA dhe është në proces shkrirjeje me T-Mobile një marrëveshje 26 miliard dollarëshe.
Telefoni LG do të përshtatet me rrjetin 5G të Sprint dhe do të jetë i përshtatshëm edhe me rrjetin 4G të T-Mobile.
Çmimi dhe data ekzakte e debutimit do të bëhet publike në të ardhmen.
Sprint ka premtuar lançimin e 5G-së në 9 qytete në 2019-ën. Kompania është e katërta për nga numri i abonentëve pas Verizon, AT&T dhe T-Mobile.
Edhe pse gara për 5G ka qenë një ngjarje globale, ende ekziston konkurrenca ndërmjet operatorëve amerikanë që të jenë të parët.
(BalkanWeb)