FIER– 21-vjecari Martin Dogani fatmirësisht arriti të mbijetonte duke marrë vetëm disa plagë nga aksidenti me dy të vdekur që ndodhi mbrëmë në fshatin Arapaj të Roskovecit.
Në një prononcim për gazetarin Ervis Kuci për “BalkanWeb”, i riu ka treguar se ishin tre çuna xhaxhallarësh që po bisedonin në trotuar pas kafes, kur ka dëgjuar një zhurmë të fortë frenimi. Martin Dogani rrëfen nga spitali se makina e përplasi në mur, ndërsa dy çunat e xhxhallarëve të tij Amarildo Dogani dhe Festim Dogani humbën jetën.
Ai thotë se makina tip “Volkswagen” e drejtuar nga Amarildo Çalamani ishte me shpejtësi dhe se e njeh shoferin, pasi kishte qenë me të shoke shkolle.
Intervista:
Si ndodhi ngjarja?
Ne ishim 3 çuna xhaxhallarësh, rreth gjysmë metra nga trotuari jo në asfalt. Kishim pirë kafe dhe dolëm jashtë dhe por rrinim. Në muhabet e sipër dëgjojmë një zhurmë shumë frenimi të madhe. Mua më kapi cepi i makinës dhe më përplas në mur. Më pas unë ngela pa ndjenja. Dy çunat e xhaxhallarëve i përplasi për matanë.
Ju e njihni shoferin Amarildo Çalamanin. Është banor i zonës?
Po është banorë i zonës. E kam pas shok shkolle.
Sipas banorëve ai ishte duke bërë veprime jo normale kohët e fundit duke ecur me frena dore me shpejtësi?
Ai e ka bërë atë për shaka se unë e kam pas shok. Ai nuk ka dashur ta bëjë atë. Ishte cun i mirë.
Ishte me shpejtësi?
Po besoj me 130.
Si ndodhi që doli nga rruga?
Ai ka bërë frenim. Dhe në atë moment nuk e ka mbledhur.
Sipas banorëve, por diskutonit që të shkonit të punonit në Greqi?
Po.
Ajo është një zonë e banuar dhe tani është rikostruktuar rruga. Keni një apel?
Ajo rrugë ka qenë sketerrë. Faji është i personave që nuk janë në rregull sepse duhet të ecin me avash dhe nuk duhet të ecin me shpejtësi. Nuk është faji i rrugës.
(d.d/BalkanWeb)
