FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në fshatin Arapaj të Roskovecit. Gazetari Ervis Kuci raporton për “BalkanWeb” se një makinë ka përplasur tre këmbësore, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Mësohet se viktimat janë Amarildo Dogani dhe Festim Dogani, kushërinj me njëri-tjetrin. Gjithashtu është plagosur edhe një këmbësor i tretë i identifikuar si Martin Dogani 22 vjeç, i cili ndodhet në spital.

Ata ishin duke ecur në anë të rrugës kur janë përplasur nga një makinë tip  “Volkswagen” e drejtuar nga Amarildo Çalamani.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit që ka përplasur tre personat ka qenë me shpejtësi dhe ka perfunduar në kanal. Ai është larguar pas aksidentit, por është arrestuar pak minuta më vonë nga policia.

Në këtë aks rrugor mungon ndriçimi dhe sinjalistika e duhur.

Njoftimi i policisë:

Në datën 26.08.2018, në orën 20:40, në urgjencën e Spitalit Fier janë sjellë në gjendje të rëndë shëndetesore e më pas kanë ndërruar jetë shtetasit A.D, 29 vjeç dhe F.D, 21 vjeç, të dy banues në fshatin Arapaj, Roskovec.

Nga të dhënat paraprake, të dy shtetasit janë aksidentuar në fshatin Arapaj, nga një mjet që drejtohej nga shtetasi Amarildo Çalamani banues në fshatin Arapaj. Shërbimet e policisë bën të mundur kapjen e tij dhe po e shoqërojnë në Komisariatin e Policisë Fier për të kryer veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Dy viktimat kanë qënë këmbësorë ndërsa mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Grupi hetimor ka shkuar drejt vendngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb