FILIPINE – Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka pranuar për herë të parë se “mëkati i vetëm që ai ka bërë janë vrasjet pa gjyq”. Deklarata e tij u bë gjatë një fjalimi në pallatin presidencial, ku Duterte përsëri preku luftën e qeverisë kundër drogës, që ka lënë mijëra të vdekur.

Ai tha se kishte sfiduar ushtrinë dhe policinë e vendit për të hequr atë nga detyra nëse nuk ishin të kënaqur me mënyrën se si po drejtonte vendin. Ajo që ka bërë Duterte e dinë të gjithë, por kjo është hera e parë që ai publikisht pranoi vrasjet pa gjyq nga autoritetet nën drejtimin e tij.

Për Presidentin e Filipineve në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës janë bërë dy ankime dhe kjo deklaratë e tij mund të shërbejë si një provë. Janë dy raste, kur dy oficerë policie kanë pranuar se kanë kryer vrasje me urdhër të Duterte. Policia Kombëtare e Filipineve vlerëson se ata kanë vrarë rreth 4.500 përdorues dhe tregtarë droge në dy vitet e fundit, por ata vazhdimisht insistojnë se këto vrasje janë bërë duke zbatuar ligjin.

Grupet e të drejtave të njeriut vlerësojnë se më shumë se 12,000 njerëz kanë vdekur në luftën e drogës, shumë prej të cilëve janë viktima të ekzekutimit nga policia.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb