KOSOVË- Imami Shefqet Krasniqi ka dhënë një ‘këshillë’ të madhe për myslimanet. Ai në një dalje televizive ka thënë se nuk bën të kryesh marrëdhënie seksuale me gruan gjatë tërë muajit të Ramazanit.

Këtë këshillë, Krasniqi ia ka thënë një shikueseje gjatë kthimit të përgjigjes, në pyetjen e parashtruar nga ajo lidhur me këtë çështje.

“… Ti e ke ditur që nuk bën të bëhen marrëdhënie në Ramazan. Të ka mashtruar shejtani, ti e ke e ditur që nuk bënë të bëhen marrëdhënie. Për këtë duhet të agjërohen 60 ditë, gjatë kohës se dimrit”, ka thënë Krasniqi.

(m.k/BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: