TIRANË
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një takim tjetër të rëndësishëm paraditen e sotme. Pas kryeministrit Edi Rama në Presidencë ka shkuar edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.
Ai ka zhvilluar një takim për rreth 60 minuta me Presidentin Meta, ndërsa mësohet se temë e bisedave ka qenë data e zgjedhjeve vendore. Takimi ka ardhur me kërkesë të Presidentit Ilir Meta.
Pas takimit, Kreu i Shtetit është kujdesur ta përcjellë mysafirin deri tek dera ku edhe e priste makina.
(BalkanWeb)